Franca kurorëzohet kampione, njihuni me të gjithë trofetë e fituar në këtë Botëror

Franca është shpallur kampione e botës duke mundur 4-2 Kroacinë në finalen e madhe të Moskës.

Një autogol i Madzukic dhe golat e Griezmann me penallti, Mbappe e Pogba, realizuan një “poker” për skuadrën e Didier Deschamps, i cili bëhet kështu i treti person në historinë e Kupës së Botës që e fiton atë si lojtar dhe trajner, pas Mario Zagallos dhe Franc Beckenbauer.

Por përveç trofeut të ngritur në qiell nga “Gjelat” u shpërndanë edhe çmimet e tjera të këtij Botërori.
Më poshtë do keni të listuara çmimet e fituara nga lojtarët respektivë:
Luka Modriç shpallet lojtari më i mirë i Kupës së Botës “Rusi 2018”, duke lënë pas belgun Eden Hazard dhe francezin Antoine Griezmann.
Ndërsa lojtari më i mirë i ri i Kupës së Botës u shpall francezi Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG ka bërë një Botëror mbreslënës duke ndihmuar Francën në rrugën e saj drejt kurorëzimit si Kampione Bote.
Ndërkohë Këpuca e Artë” e këtij Botërori shkon për sulmuesin anglez Harry kane, i cili luan për Tottenham. Ai arriti të shënonte plot 6 gola gjatë fazave të Kupës së Botës duke lënë pas Romelu Lukaku dhe Antoine Griezmann.
Padyshim nuk kishte si të mungonte çmimi i portierit më të mirë të turneut. Pikërisht këtë çmim e fiton portieri i Belgjikës dhe i Chelsea, Thibaut Courtois, i cili fiton çmimin “Doreza e Artë”.
Ndërkohë një risi e re u shtu në këtë Botëror ku Kombëtarja e Spanjës fitoi çmimin si ekipi më Fair Play. Padyshim një trofe morali për djemte e “La Roja” të cilët këtë Botëror zhgënjyen sërish.