Franca kalon në gjysëmfinale, Muslera tradhton Uruguain

Franca falënderon Muslera-n, eliminon Uruguai-n dhe shkon në gjysmëfinale

Franca është në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Mbrojtja e Uruguait nuk përbëri problem për “Gjelat” të cilët u shënuan dy herë. Ekipi i Didier Deschamps në asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren dhe ishte superiori në këtë sfidë. Edhe pse stadiumi “Nizhny Novgorod” dominohej nga tifozët uruguaianë, fishkëllimat e tyre nuk u bënë asgjë “Les Blues”

Uruguai vazhdon që të dështojë kur bëhet fjalë për të përmbysur disavantazhin me 1 gol në 17 sfidat e fundit të Kupës së Botës. Hera e fundit që ata ia dolën që të kthenin rezultatin ndaj Francës, kur kishin pësuar një gol ndodhi në 1966.

Pjesa e parë e lojës nuk rezultoi jashtë pritshmërive. “Gjelat” ata që zotëruan më shumë topin, ndërsa uruguaianët të cilët qëndruan në mbrojtje dhe u kujdesën vetëm që të mos lejonin hapësira për rivalët.

Aq problem u bë zotërimi i topit nga “Les Blues” sa edhe tifozeria, që më së shumti në stadiumin “Nizhny Novgorod” mbështeste amerikano nisi të fishkëllente këtë mënyrë qasjeje të takimit.

 

Pas rastit të pastër të humbur nga Kylian Mbappe në minutën e 15-të, me goditjen e tij me kokë që ka shkuar mbi traversë, francezët kanë gjetur golin në goditjen e tyre të parë në kuadratin e portës. Autori i golit ka qenë Varane, i cili ka fituar duelin ajror me mbrojtësit e Uruguait dhe ka dërguar topin atje ku Muslera nuk mund të arrinte dot 5 minuta para fundit të pjesës së parë.

Mbrojtësi i Real Madrid është bërë edhe lojtari i parë francez që shënon një gol në çerekfinalet e Kupës së Botës që nga Thierry Henry në 2006-ën kundër Brazilit. Reagimi i amerikanojugorëve ka ardhur në minutën e 44-t me një goditje të bukur me kokë të Caceres, por Lloris ka bërë një pritje akoma më të bukur, duke ndalur topin që të kalonte vijën fatale. Sfera ka përfunduar në këmbët e Godin, i cili e ka dërguar topin jashtë një gjymsë metri larg portës.

Goditja përfundimtar për Uruguain ka ardhur në minutën e 62-të, kur portieri Muslera ka bërë një gabim të pafalshëm dhe i ka dhuruar golin e dytë Francës pas një gjuajtje qendrore të Antoine Griezmann. Një avantazh që mund të ishte trefishuar në minutën e 73-të, kur goditja e Tolisso ka kaluar pak sipër traversës.

Minutat e mbetura të takimit nuk kanë dhuruar më emocione, me Francën që ka arritur ta mbrojë pa probleme avantazhin dhe pa rrezikuar pothuajse në asnjë moment. Në gjysmëfinale, francezët do të përballen me fituesen e Brazil-Belgjikë, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:00.