Franca dërgon armë në Ukrainë

Autoritetet franceze kanë dërguar armë në Ukrainë, ndërkohë trupat ruse po avancojnë në kryeqytetin Kiev.

“Lufta do të zgjasë, ne duhet të përgatitemi për të”, u shpreh në një postim në Twitter presidenti Emmanuel Macron.

Ndërsa, presidenti Zelensky shkroi në Twitter se ai kishte folur me presidentin e Francës Macron herët të shtunën dhe tha se “filloi një ditë e re në vijën e frontit diplomatik”.

“Koalicioni kundër luftës po funksionon”, u shpreh presidenti Ukrainas.