Formula 1, Hamilton dominoi në Singapor

Vendi i dytë i takoi pilotit Max Verstappen nga RB Racing, ndërkohë që Sebastian Vettel me Ferrarin e tij zuri vendin e tretë, duke humbur hapin në ndjekje të Hamiltonit në garën e pilotëve

Piloti britanik Lewis Hamilton dominoi garën e sotme për çmimin e Madh të Singaporit, duke rritur kryesimin në tabelë në kampionatin e sivjetshëm në Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Piloti i Mercedesit, i cili gjatë kualifikimeve siguroi poll-pozicionin, kryesoi gjatë tërë garës, duke shënuar kështu fitoren e tij të shtatë të kampionatit të këtij viti. Vendi i dytë i takoi pilotit Max Verstappen nga RB Racing, ndërkohë që Sebastian Vettel me Ferrarin e tij zuri vendin e tretë, duke humbur hapin në ndjekje të Hamiltonit në garën e pilotëve.

Pas garës së sotme në Singapor, piloti britanik avancon në renditjen e përgjithshme me 281 pikë, ose 40 pikë më shumë nga Vetteli i cili renditet i dyti.

Në renditjen tabelare të konstruktorëve, Mercedesi vazhdon të mbaj kreun me 452 pikë, i ndjekur nga Ferrarime 415.

Gara e radhës së Formule 1 do të mbahet më 30 shtator në Soçi, për çmimin e Madh të Rusisë.