Forcat turke neutralizojnë 9 terroristë të PKK-së

Në mesin e terroristëve të neutralizuar është dhe Mehmet Sirin me emrin e koduar "Poyraz Agir", i cili ishte në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi

Të paktën 9 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u neutralizuan në operacionet e kryera nga forcat turke të sigurisë në juglindje të vendit dhe në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Turqisë bën të ditur se të paktën 6 terroristë u neutralizuan në periferi të provincave turke Bingol, Agri dhe Tunceli.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar është dhe Mehmet Sirin me emrin e koduar “Poyraz Agir”, i cili ishte në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi.

Zyra e Guvernatorit në Bingol gjithshtu njoftoi se në operacionet anti-terroriste ra dëshmor edhe një ushtar turk dhe dy të tjerë u plagosën.

Në të njëjtën kohë, forcat ajrore turke kryen gjithashtu goditje të forta në bazën e PKK-së në rajonin verior Avasin-Basyan.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë tha se të paktën 3 terroristë u neutralizuan në këto sulme.