Forcat turke neutralizojnë 8 terroristë në veri të Irakut

Forcat e Armatosura Turke në një operacion ajror në në veri të Irakut, kanë neutralizuar 8 terroristë që ishin në përgatitje të kryerjes së sulmit

Forcat e Armatosura Turke (TSK) në një operacion ajror në në veri të Irakut, kanë neutralizuar 8 terroristë që ishin në përgatitje të kryerjes së sulmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet në operacionet ajrore të kryera dje dhe sot në kuadër të luftimit të terrorizmit, janë neutralizuar 8 terroristë të armatosur të cilët ishin në përgatitje të kryerjes së sulmeve.

Nga 8 terroristë, 3 janë neutralizuar në rajonin Metina ndërsa 5 të tjerë në rajonin Avashin-Basyan.