Forcat turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së

Sulmi është kryer nga forcat ajrore turke dhe neutralizuan terroristët e armatosur në një bazë të zbuluar rishtazi në rajonin e pakalueshëm malor të Farasinit pranë qarkut Beytussebap

Të paktën pesë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në operacionin e mëngjesit të sotëm të forcave turke të sigurisë në krahinën juglindore Şırnak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e prefekturës së krahinës kufitare Şırnak tha se sulmi është kryer nga forcat ajrore turke dhe neutralizuan terroristët e armatosur në një bazë të zbuluar rishtazi në rajonin e pakalueshëm malor të Farasinit pranë qarkut Beytussebap.

PKK është një organizatë separatiste e cila ndodhet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Forcat turke të sigurisë janë duke zhvilluar një luftë gjithëpërfshirëse kundër kësaj organizate terroriste, ku të paktën 26 terroristë janë neutralizuar gjatë javës së kaluar. Në mesin e terroristëve të neutralizuar ndodheshin edhe pesë anëtarë të PKK-së të rangut të lartë të cilët ishin gjithashtu në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi.