Forcat turke neutralizojnë 10 terroristë të PKK-së

Shtatmadhoria e TSK-së në Twitter bëri të ditur se terroristët janë neutralizuar të enjten në rajonet veriore irakiane Hakurk dhe Kan Rash, dhe në provincën turke Hakkari

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar dhjetë terroristë të PKK-së në Irakun verior dhe në juglindje të Turqisë, njoftoi sot ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e TSK-së në Twitter bëri të ditur se terroristët janë neutralizuar të enjten në rajonet veriore irakiane Hakurk dhe Kan Rash, dhe në provincën turke Hakkari.

Në mesin e të neutralizuarve ka qenë edhe Hamza, që është alias Ahmet Tasci i cili përmendet në listën e përhimtë të personave të kërkuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë.

PKK është organizatë e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste tredekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 persona.