Forcat ruse sulmojnë konsullatën shqiptare në Kharkov

Forcat ruse kanë sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkov. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrise, e cila ka publikuar edhe fotot.