Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë me patrullime në Menbixh

Forcat e Armatosura turke filluan të mërkurën raundin e dytë të patrullimit në qytetin verior sirian të Menbixhit, si pjesë e objektivit për të çliruar këtë zonë nga grupi terrorist i YPG/PKK.

Forcat e Armatosura turke filluan të mërkurën raundin e dytë të patrullimit në qytetin verior sirian të Menbixhit, si pjesë e objektivit për të çliruar këtë zonë nga grupi terrorist i YPG/PKK.

Automjetet e blinduara të ushtrisë turke hynë në afërsi të lumit Saxhu, i cili ndan rajonin Xherablus, që ndodhet në zonën e operacionit Mburoja e Eufratit, nga Mebixhi.

Në kohë të njëjtë edhe forcat amerikane po kryejnë patrullime përballë zonës veriore Dadat, ku ndodhet baza e tyre.

Patrullimet e para të përbashkëta u realizuan më 18 qershor.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur në marrëveshje për largimin e YPG/PKK-së nga Menbixhi i pushtuar në perëndim të lumit Eufrat.

Marrëveshja u arrit pas një takimi në Uashington më 4 qershor midis ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku u miratua edhe një hartë rrugore për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon.

Plani parashikon edhe kontrollet e përbashkëta të elementëve ushtarake dhe të inteligjencës turke dhe atyre amerikane në këtë zonë.

Sipas marrëveshjes është e paraparë që pas daljes së terroristëve nga Menbixhi të krijohet një administratë që do të formohet nga elementët vendor.

Në gusht të vitit 2016 YPG/PKK-ja me përkrahjen e Amerikës e pushtoi nënprefekturën Menbixh të Halepit duke e dëbuar DAESH-in nga kjo zonë.

Bëhet e ditur se arabët përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullatës vendore në Menbixh.