Flasin 6 ish-deputetët e PD në polici: U penguam të merrnim informacion

Gjashtë ish-deputetët e Partisë Demokratike që janë marrë nën hetim pas incidentit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës më 16 Shkurt

Gjashtë ish-deputetët e Partisë Demokratike që janë marrë nën hetim pas incidentit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës më 16 Shkurt, kanë dalë sot në një konferencë për mediat. Në kamerat e sigurisë shfaqen Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeajn, Gent Strazimirin, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshin dhe Anton Frrokajn duke hyrë me dhunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

Ish-deputeti Alibeaj shpjegoi se çfarë kishte ndodhur mbrëmjen e 16 Shkurtit pas protestës opozitare, kur kishin filluar shoqërimet e disa pjesëmarrësve në protestë.

Sipas Alibeajt, ai dhe 5 deputetët e PD (në atë kohë nuk i kishin dorëzuar ende mandatet) kërkuan të merrnin informacion lidhur me shoqërimet dhe arrestimet e policisë. Por, sipas tij, kjo e drejtë kushtetuese që ka deputeti, iu mohua. Enkelejd Alibeaj tregoi gjithashtu se në zyrë gjetën drejtorin e Policisë së Tiranës, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nëndrejtorët dhe prokurorin e çështjes duke konsumuar alkool. Sipas Alibeajt dhe 5 ish-deputetëve të tjerë demokratë, ata u sulmuan nga drejtuesit e policisë, raporton Tv Klan.

Enkelejd Alibeaj: Shkuam pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, sipas të drejtave që kanë deputetët për të marrë informacion. Kemi shkuar, jemi prezantuar, dhe të penguar nga funksionarë të policisë, u pengua e drejta jonë për të marrë informacion, për t’u informuar, pse jo edhe për të ndaluar shoqërimet e paligjshme. U penguam në të drejtën tonë. Kushtetuta është ajo që i jep deputetit të drejtën të pritet dhe të marrë informacion prej strukturave më të larta shtetërore. U penguam jo më pak se sa 1 orë. E në këto kushte, shkuam të gjithë së bashku me përpjekje në zyrën e drejtorit të policisë. Pamë që detyra e vetme që drejtori i Policisë së Tiranës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nëndrejtorë, prokurorët në një zyrë ishin të impenjuar nga avujt e alkoolit. Ndërkohë që qytetarët dhunohen, goditeshin, arrestoheshin, ndërkohë që funksionarët ishin sheshuar dhe mbytur nën avujt e alkoolit. Pikërisht aty u ndodhëm përballë një agresioni të disa personave të dehur nga avujt e alkoolit. Kjo ishte situata. Pas atij momenti në cilësinë tonë si deputet ne depozituam një kallëzim penal për ngjarjen. Dje juve na bëtë të ditur se kallëzimi penal i bërë prej nesh, të proceduar ndodhemi ne. Sigurisht kjo nuk përbën më një çudi. Kushtetuta është përballë urdhrit policor të paligjshëm”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, ish-deputeti tjetër Flamur Noka sqaroi ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që kishte kapur Gent Strazimirin, dhe ishte përpjekur për ta larguar