Filomohet vendin ku u pohua të jetë vrarë Baghdadi

AA ka filmuar vendin e operacionit të SHBA-së gjatë të cilit u raportua të jetë vrarë kreu i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi

Kamerat e Anadolu Agency (AA) kanë filmuar vendin e operacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjatë të cilit u raportua të jetë vrarë kreu i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi.

Në operacionin në të cilin u pohua të jetë vrarë Baghdadi në provincën Idlib të Sirisë, njësitë amerikane zbarkuan me helikopterë dhe zhvilluan një përleshje që zgjati rreth katër orë.

AA xhiroi vendin ku u zhvillua përleshja.

Në pamjet e realizuara shihet një shtëpi e rrafshuar me tokën, një automjet i djegur, si dhe tenda dhe shtëpi të civilëve të dëmtuara.

Siç shihet, në ngjarjen e zhvilluar në një zonë mes drunjsh të ullirit, bombardimet kanë shkaktuar edhe gropa.

Ndryshe, operacioni, në të cilin u përdorën helikopterë dhe dronë, u zhvillua në mesnatë në afërsi të fshatit Barisha.

Vendndodhja fillimisht ishte goditur nga tetë helikopterë amerikanë dhe dy dronë për më shumë se një orë e gjysmë.

Më pas, helikopterët shpërndanë në tokë njësinë tokësore për të zhvilluar një përleshje që ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë. Helikopterët amerikanë janë larguar nga zona pas një periudhe totale prej katër orësh.

Lidhur me operacionin, Ministria turke e Mbrojtjes tha në një deklaratë se “para operacionit të mbrëmshëm të SHBA-së në Idlib, kishte këmbim informacionesh dhe koordinim mes autoriteteve ushtarake”.

Sipas mediave amerikane, zyrtarët i Pentagonit kanë thënë se Baghdadi është “i vdekur, por pritet verifikimi”.

Sipas raportimeve në fjalë, zyrtarët ushtarkë që e kanë informuar Shtëpinë e Bardhë pas operacionit janë shprehur se janë “shumë të sigurtë se Baghdadi është vrarë”.