Fillon ndërtimi i dy mini-stadiumeve, Federata Shqiptare publikon pamjet

Paralelisht me impiantin modern të “Arenës Kombëtare”, në kryeqytet, në afërsi të Kodrave të Liqenit është duke u ndërtuar një kompleks me zyrat e reja të FSHF-së, teksa krahas tyre janë duke u ndërtuar edhe 2 mini-stadiume me tribuna nga 500 vende, teksa do të vihen në dispozicion të ekipeve Kombëtare për të kryer përgatitjet, transmeton Insajderi.

FSHF nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka treguar me anë të një video, ecurinë e punimeve për ndërtimin e kompleksit me zyra dhe ministadiume.