Fillojnë zgjedhjet për Parlamentin rajonal kurd në Irak

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, për më shumë se 170 mijë persona të sigurisë që kanë të drejtë vote

Pjesëtarët e Forcave kurde Peshmerga dhe personeli i sigurisë kanë filluar votimin në zgjedhjet për Parlamentin e rajonit gjysmë-autonom kurd të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Votimi në mesin e publikut të gjerë do të zhvillohet në rajon të dielën.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, për më shumë se 170 mijë persona të sigurisë që kanë të drejtë vote.

Procesi i votimit, i mbajtur në 93 qendrat e votimit në të gjithë rajonin, është planifikuar të përfundojë në orën 18:00, sipas orës lokale.

Në zgjedhje 673 kandidatë konkurrojnë për 11 vende në parlamentin rajonal kurd, me 11 vende të rezervuara për pakicat (pesë për turkmenët, pesë për të krishterët dhe asirianët, si dhe një për armenët).

Këto do të jenë zgjdhjet e pesta parlamentare të rajonit që nga viti 1992.