Fier, sulmohet me thikë një 55-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pranë vendit të punës së personit të plagosur, në zonën e quajtur Grecalli.

Një 55-vjeçar është sulmuar me thikë në Fier.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pranë vendit të punës së personit të plagosur, në zonën e quajtur Grecalli.

I plagosuri është shtetasi Petraq Gjika, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Fierit me plagë në disa pjesë të turpit, bark dhe fyt.

Gjika ka treguar se ishte ulur në një lokal pranë vendit të punës, kur u sulmua nga pas nga një person i paidentifikuar, raporton oranews.

Autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.