Fier, merr flakë një automjet, s’ka të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “8 shkurti” të Fierit.

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “8 shkurti” të Fierit.

Makina, tip Smart metarga AA 466 EG, figuron në pronësi të qytetarit Pandeli Reka nga Zhupani.

Drejtuesi i mjetit raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar.

Në vendngjarje shkoi zjarrfikësja për të shuar flakët dhe policia me një grup hetimor për të mësuar rrethanat, deri më tani të paqarta./TCh