Fier-Lushnje, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Fier-Lushnje.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Fier-Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “pushimi i shoferit” dhe nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën, raporton Top Channel.

Njëra prej makinave, siç shihet edhe nga foto, ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar rëndë, por vetëm dëme materiale.