Fier, humb kontrollin e motoçikletës, ndërron jetë 58-vjeçari që shpërndante pica

Policia e Fierit ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motoçikleta me të cilën shpërndante pica një shtetas 58-vjeçar.

Burri me inicialet S.M. ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./Top Channel