FETO vetëzbulon mashtrimin me shkollat në Etiopi

Pas deklaratës së presidentit etiopian Mulatu Teshome vitin e kaluar se shkollat e FETO-s do t'i dorëzoheshin Turqisë, organizata kishte nxituar t'ia shesë shkollat pjesëtarëve të saj që janë shtetas të Gjermanisë

Përmes një shpallje punësimi në Gjermani, organziata terroriste FETO u vetëzbulua t’i ketë shitur shkollat e saj në Etiopi pjesëtarëve të vetë, edhe pse kishte pretenduar se ato ia ka transferuar investitorëve gjermanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas deklaratës së presidentit etiopian Mulatu Teshome vitin e kaluar se shkollat e FETO-s do t’i dorëzoheshin Turqisë, organizata kishte nxituar t’ia shesë shkollat pjesëtarëve të saj që janë shtetas të Gjermanisë, duke dokumentuar mashtrimin ndaj qeverisë së Etiopisë.

Një shpallje pune e publikuar nga Eventus Bildung, e cila menaxhon shkollat e FETO-s në Gjermani, tregoi se organizata në fakt shkollat ia ka shitur vetes.

Në shpalljen e publikuar nën emrin “Eventus BIldung” në faqen e internetit “ebay-kleinanzeigen.de”, thuhet se kërkohen mësimdhënës që do të punojnë në kampuset e shkollave të FETO-s në qytetet Addis Abababa dhe Mekelle në Etiopi.

Eventus Bildung është institucion i FETO-s që menaxhon një numër të madh kopshtesh fëmijësh dhe kursesh dhe drejtohet nga Ali Bülbül.

Po ashtu, sipas të dokumenteve të ardhura në prokurorinë e Etiopisë javën e kaluar nga ana e ish-punonjësve të FETO-s, organizata aktivitetet në këtë vend i ka nisur përmes një fondacioni arsimor dhe shëndetësor me emrin Omeriye, asetet e të cilit i kishte marrë përsipër në vitin 2009 duke ia shitur një firme private me emrin Kaynak në kundërshtim me ligjet e Etiopisë.

Firma Kaynak në vitin 2017 u përpoq të pengojë që shkollat e saj t’i transferohen Turqisë duke ia shitur ato një firme tjetër të pjesëtarëve të FETO-s nga Gjermania me emrin Stem.

Pas shitjes së vitit të kaluar, Shkollat Ndërkombëtare Turke Nexhashi në Etiopi u riemëruan në Intellectual Schools.

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga dëshmitarë që vazhdojnë të punojnë në shkollat e FETO-s, thuajse të gjithë mësimdhënësit e huaj në këto shkolla janë turq, edhe pse ajo ka propaganduar në median e Etiopisë se shkollat i janë shitur investitorëve gjermanë, duke u përpjekur kështu të mashtrojë qeverinë e vendit dhe prindërit.

Për ta ndaluar transferimin e kompetencave të shkollave, organizata vitin e kaluar caktoi si përgjegjës të ri në Etiopi Adnan Azak, ish-përgjegjësin për Britani.

Azak ka hyrë në mënyrë të shpeshtë në vend, ndërkohë që shkollat atje prej vitesh menaxhohen nga Celil Aydın.

Nën emrin Intellectual Schools, FETO menaxhon pesë shkolla, ndërsa liçensa e një shkolle të hapur në qytetin Harar është anuluar.