Festival me fëmijët nga Turqia dhe Shqipëria

Festivali filloi me performacën e orkestrës së të rinjve të Shkollës së Mesme të Arteve nga Stambolli "Aydın Doğan"

Festivali i Fëmijëve i organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë me rastin e festës kombëtare të Turqisë, 23 Prilli – Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe e Fëmijëve, ka mbledhur së bashku nxënës nga disa shkolla të Turqisë dhe Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë merrnin pjesë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri, nxënës dhe prindër.

Festivali filloi me performacën speciale të orkestrës së të rinjve të Shkollës së Mesme të Arteve nga Stambolli “Aydın Doğan”, ndërsa përfshin performanca të ndryshme muzikore me pjesëmarrjen e fëmijëve nga disa shkolla të Shqipërisë, përfshirë edhe shkollat e Fondacionit Maarif si dhe të fëmijëve nga Turqia.

Ambasadori Yörük gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha se Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve festohet në Turqi bashkë me fëmijët që vijnë nga vende të ndryshme nga të katër anët e botës.

“Sivjet menduam të sjellim fëmijët turq në Shqipëri për të festuar këtë ditë me vëllezërit dhe motrat e tyre shqiptarë. Sot jemi së bashku me vëllezërit që vijnë nga Stambolli, nga Edirneja. Gjatë gjithë ditës do të ndjekim shfaqjet që kanë përgatitur fëmijët e 8 shkollave nga Turqia dhe Shqipëria, ky vend vëlla, posaçërisht për të marrë pjesë në këtë eveniment”, u shpreh ambasadori turk.

Ai duku iu drejtuar fëmijëve tha se sot ata do të jeni krenarë pasi do të përfaqësojnë shkollat dhe vendin e tyre në skenë. “Do të festoni me gëzim dhe entuziazëm 23 Prillin, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve”, u shpreh më tej ambasadori Yörük.

Aktiviteti prej disa orësh organizohet nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë në bashkëpunim me Institutin “Yunus Emre” Tiranë dhe zyrën e Fondacionin Turk Maarif në Tiranë.

Në të gjithë Turqinë, por edhe në vende të tjera organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve.