Fernando Hierro do jetë trajneri i ri i Spanjës

Lajmi vjen pas shkarkimit Julen Lopetegui një ditë para nisjes Botërorit, pasi ky i fundit firmosi kontratë si trajneri i Real Madrid.

Vetëm pak orë pasi shkarkoi Julen Lopeteguin, Federata Spanjolle e Futbollit ka emëruar trajner të “La Roja-s” për Botërorin Fernando Hierron, ish-mbrojtësin e Realit të Madridit, që ishte pjesë e stafit të përfaqësueses iberike në “Rusi 2018”.

Lajmi vjen pas shkarkimit Julen Lopetegui një ditë para nisjes Botërorit, pasi ky i fundit firmosi kontratë si trajneri i Real Madrid.

Hierro do të ketë vetëm disa ditë kohë për të përgatitur skuadrën për ndeshjen e parë në grup me Portugalinë, që do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 20:00.

Në konferencën për shtyp të paradites së sotme, zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit shprehën zhgënjimin e tyre në lidhje me sjelljen e Lopeteguit, që vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës.

“Jemi të detyruar të njoftojmë shkarkimin e Julen Lopeteguit, vetëm një ditë para startit zyrtar të Botërorit. Natyrisht që kjo nuk na shërben aspak, por ishim të detyruar të bëjmë këtë hap, pasi sjellja e Julen nuk ishte aspak në përputhje me vlerat dhe parimet e punës së Federatës Spanjolle të Futbollit.”

Hierro ka marrë përgjegjësinë për ekipin kombëtar spanjoll dhe do ta drejtojë në Kupën e Botës.

50-vjeçarit iu kërkua që të hiqte dorë nga roli i tij si drejtori sportiv i kombëtares për ta marrë përsipër si trajner në Botëror.

Lopetegui nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Real Madrid vetëm dy ditë para fillimi të eventit sportiv më të madh, ku Spanja përballet me Portugalinë.

Ky vendim i tij nuk është pranuar nga kombëtarja spanjolle, që vendosi ta shkarkojë.

Hierro ka qenë më parë asistent trajner te Real Madridi dhe, gjithashtu, ka punuar si drejtor futbolli në klubin e Malaga. Sidoqoftë, ai ka drejtuar vetëm një klub në karrierën e tij si trajner, duke marrë përsipër Real Oviedon në “Segunda Divizion” të Spanjës, për sezonin 2016-2017. Më pas u largua me pëlqimin e ndërsjellë të dy palëve.

Hierro është më i njohur në Spanjë për ditët e tij të lojës me Real Madridin, ku tri herë Ligën e Kampionëve dhe pesë herë La Liga-n. Ai, gjithashtu, kaloi sezonin 2004-2005 duke luajtur nën drejtimin e Sam Allardyce, te Bolton Wanderers. Pas hapjes kundër Portugalisë, Spanja do të përballet me Iranin dhe Marokun në Grupin B, në Botërorin e Rusisë.