Fëmijët afrikanë janë viktima të mbi 55 mijë shkeljeve të rënda

Në një raport që organizata Save the Children, ka publikuar para Samitit të Liderëve të Unionit Afrikan me temën "heshtja e armëve", tërhiqet vëmendja në situatat me të cilët përballen fëmijët në kontinent

Në vendet dhe rajonet ku janë vërejtur konflikte në pesë vitet e fundit në Afrikë, kundër fëmijëve janë kryer mbi 55 mijë krime të rënda, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport që organizata ndërkombëtare e shoqërisë civile Save the Children ka publikuar para Samitit të Liderëve të Unionit Afrikan me temën “heshtja e armëve”, tërhiqet vëmendja në situatat me të cilët përballen fëmijët në kontinent.

Sipas raportit, në pesë vitet e fundit që kanë kaluar dhjetëra mijë fëmijë janë vrarë, gjymtuar ose sulmuar seksualisht, pavarësisht premtimeve që janë bërë nga liderët afrikanë për t‘i dhënë fund konflikteve në të gjithë kontinentin.

Ndërkohë ka tejkaluar 11 mijë numri i fëmijëve të vrarë ose të plagosur dhe më shumë se 24 mijë të tjerë janë rekrutuar ose janë përdorur nga grupet e armatosura.

Një tjetër prej shkeljeve të rënda kundër fëmijëve e kanë përbërë edhe sulmet seksuale, ku në këto rajone janë sulmuar seksualisht rreth 4.600 fëmijë.

Gjithashtu në 5 vitet e fundit janë vendosur në objektiv 3.500 shkolla dhe spitale.

Save the Children u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Unionit Afrikan që të ndërmarrin hapa më të fuqishme për të mbrojtur fëmijët.