Faturimi afrofe, ERRU: Familjet konsumojnë më pak, por paguajnë më shumë

Shumica e familjeve konsumojnë më pak ujë, por paguajnë më shumë. Konkluzioni është i Entit Rregullator të Ujit në raportin e vitit të shkuar për Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve në vend, ku i referohet faturimit afrofe të abonentëve.

Shumica e familjeve konsumojnë më pak ujë, por paguajnë më shumë. Konkluzioni është i Entit Rregullator të Ujit në raportin e vitit të shkuar për Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve në vend, ku i referohet faturimit afrofe të abonentëve.

Pavarësisht sa ujë konsumon një familje me katër persona në Tiranë paguan rreth 1 mijë e 200 lekë në muaj. Rreth 15 % e abonentëve në kryeqytet nuk janë të pajisur me matësa dhe tarifohen afrofe. Drejtori i Shitjeve në Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve thotë se mungesa e matësave më tepër sesa familjet penalizon UKT.

Ndërsa Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve për vitin e kaluar thekson se shumica e konsumatorëve paguajnë më shumë sesa konsumojnë. Rastet e shtëpive private me konsum më të lartë sesa faturohen përmes afrofes janë më të pakta, përcjell Abc.

“Pjesa e konsumatorëve që paguajnë për sasi uji pa matje (aforfe 150 litra/ditë/banor) nuk është korrekte dhe mbart në vetvete padrejtësi dhe abuzim. Kjo për faktin se shumica e konsumatorëve familjarë konsumojnë nën këtë normë të presupozuar, ndërkohë që një pjesë e tyre konsumojnë shumë më tepër për ujitje (shtëpia private dhe zona rurale)”

Enti Rregullator i Ujit thotë faturimi afrofe në disa raste u përshatet financiarisht shoqërive të ujësjellësave pasi marrin më shumë para sesa uji, që është konsumuar, por drejtori i Shitjeve në UKT thotë se në kryqytet mungesa e matësave kryesisht vjen për shkaqe teknike.

Vetëm 68.3 % e ujit që faturohet, sipas ERRU bëhet përmes matjes së saktë. Për pjesën tjetër aplikohet aforfeja. Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve për 2017 kanë raportuar instalimin e mbi 63 mijë ujëmatëseve më shumë, krahasuar me vitin 2016, por sektori është ende larg objektivit për të pajisur 100% të konsumatorëve me matësa.