Fatmira Hajdari, gjyqtarja e Apelit sot në veting

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, do të përballet sot, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, do të përballet sot, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i vetingut për znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja, raporton Top Channel.

Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.

Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht. Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.