Faruk Özlü: Turqia do të bëhet shtet që prodhon teknologji

Zhvillimi i Turqisë varet nga prodhimi i teknologjisë. Ne do të përdorim çdo mjet të disponueshëm për këtë", tha Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë i Turqisë, Faruk Özlü

 Turqia do të përdorë “çdo mjet në dispozicion” për t’u bërë një vend që prodhon teknologji, tha Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë i Turqisë, Faruk Özlü.

“Zhvillimi i Turqisë varet nga prodhimi i teknologjisë. Ne do të përdorim çdo mjet të disponueshëm për këtë”, tha Özlü duke folur në panelin editorial të Anadolu Agency (AA) në Ankara.

Ai tha se Turqia nuk duhet të qëndrojë jashtë procesit të transformimit digjital, duke shtuar se udhërrëfyesi për transformimin e Turqisë në një vend digjital është gati.

“Ne do të krijojmë 100 kolegje tematike që do të ofrojnë arsimim në teknologjinë digjitale”, tha ai.

Ministri turk tha gjithashtu se Turqia do të krijojë 50 qendra kërkimore dhe do të trajnojë një personel për kërkim dhe zhvillim prej 60.000 personash.