Falsifikimi i testeve COVID-19/ EUROPOL shkresë Shqipërisë dhe vendeve anëtare: Hetoni grupet kriminale!

Europol konstaton se grupe kriminale kanë nisur nga falsifikimi i testeve COVID-19 duke i nxjerrë përgjigje negative kundrejt një shume të caktuar parash.

Situata e pandemisë ka orientuar organet ligjzbatuese që të gjurmojnë  grupet kriminale që mund ta shfrytëzojnë këtë situatë.

Në një shkresë që mban datën 1 shkurt Europol u kërkon vendeve anëtare, mes tyre edhe Shqipërisë, që të hetojnë këto grupe kriminale që po tentojnë të falsifikojnë testin e COVID-19, përkundrejt parave,  në mënyrë që të mund të lëvizë lirshëm nga një vend në tjetrit.

Falsifikimet e testeve kërkohen nga persona që janë pozitivë me COVID-19  por duan të udhëtojnë. Europol konstaton se grupe kriminale kanë nisur nga falsifikimi i testeve COVID-19 duke i nxjerrë përgjigje negative kundrejt një shume të caktuar parash.

Ky falsifikim Francë sipas Europol varion nga 150 deri në 300 euro. Edhe para kësaj shkres policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, pronarë të agjencive turistike të cilët u mundësonin teste  negative falce  për covid personave të caktuar që donin të udhëtonin drejt BE, kryesisht në Gjermani. Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të ndryshme të Europës.