Facebook “zhduk” zyrtarët ushtarakë të Mianmarit nga rrjeti social

Pas raportit të OKB-së, që fshikulloi drejtuesit më të lartë ushtarakë të Mianmarit, ndaj të cilëve kërkon të hetohet për gjenocid, ndaj tyre ka marrë masa edhe rrjeti social më i përdorur në botë, Facebook.

Pas raportit të OKB-së, që fshikulloi drejtuesit më të lartë ushtarakë të Mianmarit, ndaj të cilëve kërkon të hetohet për gjenocid, ndaj tyre ka marrë masa edhe rrjeti social më i përdorur në botë, Facebook,raporton Top Channel.

Këtë të hënë, drejtues të Facebookut kanë njoftuar se kanë fshirë llogaritë e disa zyrtarëve të caktuar ushtarakë të Mianmarit nga rrjeti social, si dhe një llogari nga Instagrami, duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e “urrejtjes dhe keqinformimit”, pas një procesi rishqyrtimi të përmbajtjeve të publikuara prej tyre.