Facebook ka një plan të dytë për të grumbulluar të dhëna rreth aplikacioneve dhe pajisjeve që njerëzit përdorin.
Aplikacioni i ri i njohur si “Study by Facebook” u prezantua ditën e Marte dhe ka për qëllim të grumbullojë informacione rreth përdoruesve të smartfonëve, çfarë aplikacionesh përdorim, sa kohë shpenzojnë në to, vendndodhjen e tyre, pajisjen dhe llojin e rrjetit.
Duke instaluar këtë aplikacion përdoruesit gjithashtu ti japin Facebook akses mbi funksionet që më shumti përdorin me aplikacione të ndryshme.
Study by Facebook është i gatshëm për tu shkarkuar në Google Play Store për telefonët Android. Të gjithë ata që vendosin ti japin këtë informacion Facebook do të kompensohen në këmbim.
Study by Facebook është aplikacioni pasardhësi i Facebook Research i cili grumbullonte informacione të ngjashme në këmbim të 20 dollarëve në muaj. /Epërditshmja