F1, Bottas fiton në Azerbajxhan dhe merr kryesimin ndaj Hamiltonit. Ferrari ngushëllohet me vendin e tretë të Vettel

Mercedesi ka arritur një tjetër fitore të dyfishtë në këtë sezon të Formula 1.

Mercedesi ka arritur një tjetër fitore të dyfishtë në këtë sezon të Formula 1.

Valtteri Bottas fitoi duke dominuar nga fillimi në fund Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton. Kjo është fitorja e katërt e dyfishtë e Mercedesit në 4 garat e para të Botërorit, një rekord më vete ky, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, tjetër garë e zbehtë e Ferrarit, që arriti vetëm një vend të tretë me Sebastian Vettel dhe një vend të pestë me Charles Leclerc.

Pas kësaj gare, në renditjen e përgjithshme të pilotëve tashmë është kryesues Bottas, duke kaluar në klasifikimi Hamiltonin.