Evropiani i Volejbollit, Turqia fiton ndaj Sllovakisë

Ekipi kombëtar i Turqisë ka fituar ndaj Sllovakisë në ndeshjen e dytë në grupin B e zhvilluar në kuadër të fazës finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit U-19 për femra

Turqia ka fituar ndaj Sllovakisë me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të fazës finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit U-19 për femra, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Shqipëri po zhvillohen ndeshjet e fazës finale të këtij kampionati, që po organizohet në Tiranë dhe në Durrës.

Ekipi kombëtar i Turqisë ka fituar ndaj Sllovakisë në ndeshjen e dytë në grupin B të zhvilluar në sallën sportive “Feti Borova”, në Parkun Olimpik të Tiranës, me rezultatin 3-0 (25-11, 25-17, 28-26).

Ekipi turk edhe në ndeshjen e dytë u mbështet nga tifozë të pranishëm gjatë ndeshjes, ndërsa ndeshja u ndjek edhe nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe bashkëshortja e tij, Ayşegül Erdal Yörük.

Në fazën finale ndeshjet do të zhvillohen deri më 9 shtator, ndërsa marrin pjesë ekipet e Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Holandës, Rusisë, Bjellorusisë, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Francës.

Ekipi kombëtar turk ndeshjen e radhës e ka me Rusinë më 3 shtator në Tiranë, ndërsa Shqipëria do të përballet me Poloninë në Durrës.

Evenimenti sportiv organizohet në bashkëpunim mes Federatës Evropiane të Volejbollit dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit.