Euro vijon e fiksuar në kuotën e 125.8 lekëve – Dollari amerikan në rritje

Monedha e përbashkët europiane vijon të mos ketë luhatje në tregun vendas të këmbimit valutor edhe ditën e enjte.

Monedha e përbashkët europiane vijon të mos ketë luhatje në tregun vendas të këmbimit valutor edhe ditën e enjte.

E regjistruar në të njëjtat vlera me një ditë më parë, euro vijon të këmbehet për 125.8 lekë në blerje dhe 126.3 lekë në shitje.

Ndërkohë, një tendencë rritje me 0.3 pikë kundrejt lekut ka shfaqur ditën e sotme dollari amerikan, i cili blihet me 107.3 lekë dhe shitet me 108 lekë.

Ndërsa, në vlera të pandryshuara nga dita e djeshme është regjistruar edhe stërlina, e cila mbetet e fiksuar në kuotën e 142 lekëve në blerje dhe 143 lekëve në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian ka regjistruar një rënie me 0.2 pikë ndaj lekut nga dita e djeshme dhe është në kuotën e 79.3 lekëve. Ndërkohë, kanë mbetur të pandryshuara dollari kanadez dhe franga zvicerane, që këmbehen respektivisht për 81.5 dhe 108 lekë.

EUR/ALL     125.8 – 126.30
USD/ALL     107.30 -108.00
GBP/ALL     142.00 – 143.0
AUD/ALL     79.30 –  80.00
CAD/ALL     81.50  –  82.30
CHF/ALL    108.00 – 109.00