Euro ka ditëlindjen, mbush 20 vjeç

Monedha e përbashkët evropiane, euro, ka ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç.

Monedha e përbashkët evropiane, euro, ka ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç.

Ajo u lançua më 1 janar 1999, fillimisht vetëm për transaksione financiare dhe më pas, tre vite më vonë, doli edhe si kartëmonedhë dhe monedhë. Dhe gjatë këtyre 20 viteve, monedha e parashikuar në marrëveshjen e Mastriktit të Bashkimit Evropian, ajo është forcuar dhe është në gjendje të përballojë sfidat.

Euro është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe e disa vendeve të tjera evropiane. Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan dhe një nga simbolet e projektit evropian. Më 31 dhjetor 1998, në prag të lançimit të euros, Banka Qendrore Evropiane publikoi shkallën e këmbimit të saj: 1 euro e barabartë me 1.9 marka gjermane, 6.5 franga franceze dhe 1.9 lira italiane.

Më 1 janar 1999, euro u bë monedha zyrtare për 291 milionë njerëz në 11 vende: Austri, Belgjikë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Portugali dhe Spanjë.

Në 1 janar 2001, Greqia u bë vendi i 12 që adoptoi monedhën e përbashkët. Në 1 janar 2002, 15 miliardë kartëmonedha dhe më shumë se 50 miliardë monedha u hodhën në qarkullim, duke shkundur jetët e 304 milionë evropianëve. Njerëzit filluan të mësoheshin me monedhën e përbashkët, ndonjëherë edhe duke përdorur makinat llogaritëse për t’iu lehtësuar konvertimet.

Ndryshe nga shumë kartëmonedha, euro nuk ka simbole kombëtare, por në to shfaqen ura dhe dritare. Në 2003, në një referendum, Suedia i bashkohet Danimarkës dhe Britanisë në refuzimin e euros. Ndërsa vende të tjera si Sllovenia, Qipro, Malta, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania e përqafojnë me radhë atë./TCH