Euro bie përsëri, rikthehet trendi nënçmues – Rikthehen luhatjet e forta. Pas rritjes së shpejtë në mbi 110 lekë, rënie në 107.91 lekë

Monedha e përbashkët europiane ka viujuar këtë javë në rënie, duke konfirmuar kthimin në trendin nënçmues të shfaqur që gjatë javës së shkuar. Kursi i saj mesatar i këmbimit në raport me monedhën tonë kombëtare i raportuar nga Banka e Shqipërisë, rezulton 107.91 lekë. Mesatarja e çmimit në blerje rezultoi këtë të hënë 107.31 lekë, ndërsa në shitje ishte 108.49 lekë. Të premten, një euro u këmbye në tregun tonë valutor me kursin mesatar 108.29 lekë, me çmim blerje 107.64 dhe shitje 108.92 lekë.

Rënia e së mërkurës duket se është konfirmim i tendencës nënçmuese të euros ndaj leku që u vërejt gjatë gjithë javës së shkuar, pas një ringritje të shkurtër të saj javën e fundit të gushtit. Për t’u theksuar është se thuajse gjatë gjithë gjysmës së dytë të gushtit, monedha e përbashkët europiane u rrit me shpejtësi në tregun tonë valutor. Kulmi i rritjes arriti në 25 gusht, kur ajo arriti kursin mesatar të këmbimit 110.58 lekë. Rritje që u justifikua kryesisht me rënien e flukseve të turistëve të huaj dhe të emigrantëve. Gjithësesi, rënia e kësaj jave me siguri do të hapë debate të forta lidhur me shkaktarët që sjellin zhvleftësimin e euros. Nëse rënia do të vijojë, mbështetësit e tezës se euro është zhvleftësuar për shkak të prurjeve nga turizmi dhe të huajt që vizitojnë Shqipërinë, nuk do kenë mjaftueshëm argumenta. Në thelb të argumentit të tyre ishte numri rekord i turistëve që vizituan këtë verë vendin tonë.

Këto luhatje të shpejta ndërkaq mbase shtojnë argumentet e shkollës tjetër të mendimit, sipës së cilës subjekte të ndryshme por përdorin këto momente për të spekuluar me kursin e kembimit, duke maksimizuar fitimet në shitje apo në blerje.

Lorenc Rabeta / SCAN