Në Etiopi është ngritur ankesë penale ndaj shkollave të organizatës terroriste FETO si dhe ndaj menaxhuesve të këtyre shkollave, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç ka mësuar gazetari i AA-së, ish-menaxhuesit dhe ish mësuesit e këtyre shkollave kanë lëshuar ankesë penale në Prokurori duke i akuzuar pjesëtarët e FETO-s në këtë shtet për veprat penale si “vjedhje të parave të dhëna si ndihmë, përvetësimi i mallrave të fondacionit dhe për evazion fiskal”.
Mësohet se me ankesën penale, Prokurorisë i janë dorëzuar një numër i madh të dëshmive dhe të dokumenteve. Në mesin e personave të akuzuar ndodhen janë mësimdhënësit dhe menaxhuesit e organizatës.
Vitin e kaluar presidenti i Etiopisë, Mulatu Teshome deklaroi se menaxhimi i shkollave të FETO-s do t’i dorëzohet Turqisë. Mirëpo, pas kësaj institucionet e kësaj organizate, me dredhi u janë shitur pjesëtarëve të FETO-s të cilët janë shtetas gjerman.
Adnan Azak, i ashtuquajturi ish “Imami i Britanisë”, i cili kishte shkuar në këtë shtet për të ndaluar dorëzimin e shkollave, kaloi në krye të strukturës së kësaj organizate në Etiopi dhe u bë “Imam i Etiopisë”.
Azak që nga viti i kaluar e deri më tani në intervale të shpeshta ka hyrë në këtë shtet ndërkaq dihet se shkollat në Etiopi për vite të tëra menaxhohen nga Celil Aydın që ndodhet në Etiopi.
Kjo organizatë menaxhon 5 shkolla në këtë vend, emri i të cilëve pas shitjes me dredhi është ndryshuar në “Intellectual Schools”. Ndërsa shkollës së hapur në qytetin Harar nga kjo organizatë terroriste, i është anuluar licenca.