Etilda Gjonaj: Zgjidhja e pronës sfidë, reforma krijon sistem të integruar të menaxhimit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se zgjidhja e problemit të pronës në Shqipëri mbetet një sfidë për qeverinë shqiptarë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se zgjidhja e problemit të pronës në Shqipëri mbetet një sfidë për qeverinë shqiptarë.

Në një takim të organizuar nga Bashkimi Europian mbi të drejtën e pronës, Gjonaj tha se reforma e pronës  ka për qëllim që të konsiderojë të drejtën e pronës.

Etilda Gjonaj: Qeveria ka ndërmarrë reformën e sistemit të integruar të menaxhimit të tokës, duke synuar reformën tërësore të shërbimeve publike që lidhet me drejtësinë për titujt e pronësisë duke përfshirë regjistrimin e tyre dhe kthimin dhe kompensimin e pronave përfshirë këtu mënyrën e organizimin dhe strukturës së institucionecve përkatëse, futjen e teknoklogjisë, rekrutimit të stafit si dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarit për një shërbim cilësor.  Kjo reformë ka për qëllim krijimin e një sistemit të integruar të menaxhimit të tokës si dhe një sistemi të integruar të informacionit për tokën, por edhe ajo që është e rëndësishme për të konsideruar të drejtën e pronës.

Këtë duke e përfunduar dhe duke shkuar nëpërmjet disa proceseve. Është pikërisht përfundimi  të regjistrimit fillestar sistematik kombëtar dhe krijimi i regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme. Përfundimin e proceseve tranzitore të krijuara për shkak të disa ligjeve që sot janë në fuqi, sic është legalizimi, kompnesimi, verifikimi i titujve të pronësisë, qarkullimin e pronës et. Dixhitalizimin e sistemeve të pasurive të paluajtshme duke përfshirë edhe hartografimin për të mos lejuar praktike abuzive.