Estonia ka urdhëruar ndalimin e manovrave ajrore të NATO-s në vend, pas lëshimit gabimisht të një rakete nga një avion luftarak spanjoll në kuadër të një misioni të Aleancës.
“Mbetjet e raketave nuk janë gjetur ende”, sipas Ministrit të Jashtëm Estonez, Juri Luik, raporton ATSH.
Ministria spanjolle e Mbrojtjes njoftoi disa ditë më parë se kishte hapur një hetim për lëshimin aksidental të një rakete nga një prej avionëve të saj ushtarak mbi Estoni gjatë një misioni trajnimi.