“Është i mrekullueshëm”/ Nuk ndalen elozhet për Brojën, ish-lojtari i Barcelonës: Krijon raste nga hiçi, është kthyer në një kërcënim, na ka ndihmuar të…

Armando Broja mund të konsiderohet si një nga personazhet mbi të cilët është përfolur më së shumti në Premier League. Sulmuesi i Shqipërisë vetëm 20-vjeçar ka treguar se nuk i frikësohet përgjegjësive teksa është shndërruar në lojtarin kryesor të Southampton. Deri në këtë pikë të sezonit Broja ka shënuar pesë gola në kampionat ndërsa statistikave…

Armando Broja mund të konsiderohet si një nga personazhet mbi të cilët është përfolur më së shumti në Premier League. Sulmuesi i Shqipërisë vetëm 20-vjeçar ka treguar se nuk i frikësohet përgjegjësive teksa është shndërruar në lojtarin kryesor të Southampton. Deri në këtë pikë të sezonit Broja ka shënuar pesë gola në kampionat ndërsa statistikave i shtohen edhe dy realizime të tjera në Kupë.

Tashmë, disa klube të Premier League ëndërrojnë shërbimet e lojtarit kuqezi në pronësi të Chelsea ndërsa elozhet nuk kanë të ndalur. I fundit që ka reaguar mbi Brojën, është shoku i tij i skuadrës ish-lojtari i Barcelonës, Oriol Romeu. Ai thekson se Broja ia del të krijojë shanse nga hiçi ndërsa shton se fakti që ai luan për “Shenjtorët” është diçka shumë e mirë për klubin.

“Edhe unë e kam pasur të vështirë kur kam qenë i huazuar por Armando po bën shumë mirë dhe është kthyer në një titullar të skuadrës. Kur shkon në një klub të ri të duhen dy apo tre muaj për tu adaptuar, por tashmë Broja është shndërruar në një kërcënim dhe është një lojtar që na duhet shumë. Ia del të krijojë raste edhe nga hiçi. Kjo është e mrekullueshëm. Kjo na ka ndihmuar dhe na ka dhuruar disa pikë sidomos këto muajt e fundit”- tha ai.