Erdoğan uron zgjedhjen e diplomatit turk në krye të AP të OKB-së

Presidenti Erdoğan uroi për zgjedhjen e Volkan Bozkır duke u shprehur se "përpjekjet nuk shkuan kot"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Përhershëm të Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Feridun Sinirlioğlu, duke uruar për zgjedhjen e diplomatit turk Volkan Bozkır si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Sinirlioğlu diskutuan zgjedhjen e ish-ambasadorit turk në krye të AP të OKB-së përpara seancës së saj të 75-të që është paraparë të mbahet në shtator.

Presidenti Erdoğan uroi për zgjedhjen duke u shprehur se “përpjekjet nuk shkuan kot”.

Në bisedë telefonike morën pjesë kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe Volkan Bozkır.

“Ju përgëzoj të gjithëve dhe shpresoj se gjithçka do të jetë më mirë nga tani”, u shpreh Erdoğan.Erdoğan uron zgjedhjen e diplomatit turk në krye të AP të OKB-së

Përpos kësaj, edhe Ministria e Punëve të Jashtme përmes në kumtese ka uruar për zgjedhjen e diplomatit Volkan Bozkır, duke i uruar atij punë të suksesshme.

Bozkır aktualisht është ligjvënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të parlamentit turk.

Ai ishte zgjedhur në Kuvendin e Turqisë në vitin 2011 pas gati 40 vjetësh në shërbime jashtë vendit, përfshirë poste në Shutgart, Bagdad, New York dhe Bukuresht.

Bozkır, i cili po ashtu ka shërbyer si ministër i qeverisë turke për Çështjet e BE-së dhe kryenegociator, është shtetasi i parë turk që kryeson Asamblenë e Përgjithshme. Ai do të marrë detyrën në shtator dhe do ta mbajë postin për një vit.