Erdoğan: Turqia nuk do t’i kthejë shpinën kauzës palestineze

"Turqia nuk do t'i kthejë shpinën kauzës palestineze dhe popullit palestinez. Do të vazhdojmë të ndajmë me vëllezërit tanë të gjitha mundësitë që ne kemi", tha presidenti Erdoğa

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim deputetët arabë në parlamentin izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në rezidencën shtetërore “Huber Köşkü” në Stamboll ka zhvilluar një takim i cili ka zgjatur rreth një orë e gjysmë me deputetët arabë në parlamentin izraelit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës mësohet se Erdoğan ka vënë theksin se kanë përdorur të gjitha mundësitë që kanë për t’i dhënë fund pushtimit, për ndërtimin e paqes dhe qetësisë në Palestinë. “Turqia nuk do t’i kthejë shpinën kauzës palestineze dhe popullit palestinez. Do të vazhdojmë të ndajmë me vëllezërit tanë të gjitha mundësitë që ne kemi”, tha presidenti turk.

Ai iu ka shprehur deputetëve falënderimet për detyrën kritke që kanë ndërmarrë në Parlamentin e Izraelit si përfaqësues të vullnetit të palestinezëve. Erdoğan u ka bërë thirrje deputetëve që të vazhdojnë të veprojnë në unitet dhe të bashkuar.

Erdoğan u ka theksuar deputetëve se është mirënjohës për qëndrimin që ata kanë mbajtur kundër “mizorisë izraelite të përjetuar në Gaza”, kundër “ligjit shtet-komb hebre” si dhe “retorikave të pabazuara që thuhen kundër Turqisë”.

Më tej Erdoğan ka nënvizuar se i ashtuquajturi “ligji shtet-komb hebre” në Parlamentin e Izraelit injoron në mënyrë të hapur edhe të drejtat e palestinezëve që janë shtetas të Izraelit.Turqia