Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas fitores së Recep Tayip Erdogan si presidenti i Turqisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka uruar Erdoganin për fitoren.
“Urime për fitoren Zoti President, Zaferiniz için tebrikler Sayın Başkan”, shkruan Rama.
Këtë të dielë Erdogan u rizgjodh presidenti i Republikës së Turqisë me me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.
Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar.
Pas shpalljes së fitores Erdogan ka mbajtur fjalimin e tij të parë duke falenderuar të gjithë qytetarët të cilët i besuan dhe e votuan.