Presidenti, Recep Tayyip Erdoga bëri të ditur se samiti i 10-të i BRICS-it (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut), do të japë një dimension të ri ekonomisë globale.
Presidenti Erdogan nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter i bëri një vlerësim samitit të BRICS-it dhe vizitës në Afrikën e Jugut.
Duke vënë në dukje se në samitin në fjalë ishte i ftuar në cilësinë e kryesuesit të radhës të Organizatës së Bashkëpunit Islam (OBI), Presidenti Erdogan tha se ka realizuar një vizitë produktive në Afrikën e Jugut.
“Uroj që samiti i 10-të i liderëve të BRICS-it, për të cilin mendojë se do ti japë një dimension të ri ekonomisë globale, të jetë i dobishëm për gjithë botën”, shkruan Erdogan në postimin e tij.
Kreu i shtetit turk rikujtoi se në kuadër të samitit u takua me liderët e vendeve anëtare të BRICS-it, ndërsa shtoi se gjatë këtyre takimeve patën rastin të bisedojnë në lidhje me zhvillimet politike dhe ekonomike globale dhe rajonale.