Erdoğan: Rritja e dollarit dëshmi e një atentati ekonomik

"Rritja e e menjëhershme e dollarit në 7 lira në muajin gusht, është dëshmi e një atentati ekonomik", është shprehur presidenti Erdoğan

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se lëkundja e fundit ekonomike në Turqi tregon se asnjë shtet në botë nuk është i sigurtë politikisht dhe ekonomikisht, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rritja e e menjëhershme e dollarit në 7 lira në muajin gusht, është dëshmi e një atentati ekonomik”, është shprehur presidneti Erdoğan.

Presidenti turk Erdoğan gjithashtu shtoi se Turqia së shpejti do ta tejkalojë këtë lëkundje, por nuk do t’i harrojë as oportunistët, as sakrifikuesit.