Erdogan-Putin takohen të hënën në Soçi për Sirinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të hënën do të shkojë në Rusi për t’u takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin.

residenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të hënën do të shkojë në Rusi për t’u takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin. Takimi do të mbahet në qytetin Soçi dhe në fokus do të ketë zhvillimet e fundit në Siri.

Erdoan mbajti një fjalim në Mbledhjen e Zgjeruar të Kryetarëve të Degëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kryetar i të cilës edhe është.

Në fjalën e tij kreu i shtetit turk vuri theksin në situatën e vështirë të civilëve që jetojnë në provincën veriperëndimore Idlib të Sirisë, ku civilët rrezikojnë të përballen me një masakër të Rusisë dhe regjimit sirian.

Më herët edhe ministri i Punëve të Jashtme kishte njoftuar takimin Erdoan-Putin që do të mbahet të hënën në Soçi, ku të dy liderët do të bisedojnë për Sirinë.

Këto deklarata shefi i diplomacisë turke i bëri në Islamabad, ku ndodhej për një vizitë zyrtare, në konferencë të përbashkët të shtypit pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mahmud Kurejshi.

Në lidhje me çështjen e Idlibit, ministri Çavushollu tha se Turqia është vendi që ndjek politikën më të qartë dhe të parashikueshme për Sirinë në përgjithësi dhe ndaj Idlibit në veçanti, ndërsa shtoi se Turqia në Siri kërkon paqe dhe zgjidhje politike.

Për zgjidhjen në Siri Turqia ka bërë shumë përpjekje në Astana dhe në Gjenevë, nënvizoi shefi i diplomacisë turke, ndërsa shtoi se vendi i tij është i vendosur edhe për të luftuar me terrorizmin që kërcënon të ardhmen e Sirisë.

“Për sa i përket luftës me organizatat terroriste ne jemi gati të bashkëpunojmë me të gjithë, por nuk është aspak njerëzore dhe e drejtë vrasja nën petkun e luftës me organizatat terroriste e të gjithë civilëve në këtë mënyrë, pa bërë asnjë dallim në gra e fëmijë”,- tha Çavushollu.

Turqia është e hapur për bashkëpunim dhe do ti vazhdojë kontaktet në këtë drejtim,- vazhdoi Çavushollu, ndërsa shtoi: “Të hënën Presidenti Erdoan do të realizojë një takim tjetër me Putinin. Përpjekjet tona do ti vazhdojmë edhe në OKB. Pasi Turqisë vazhdon ti vijë një mbështetje serioze për këto përpjekje që është duke bërë”.