Erdoğan priti në një takim kryeministrin e Libisë

Erdoğan e priti Fayez al-Sarraj në rezidencën Vahdettin në Stamboll...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka pritur në një takim kryeministrin e Libisë, Fayez al-Sarraj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan e priti Fayez al-Sarraj në rezidencën Vahdettin në Stamboll.

Takimi mes Erdoğanit dhe Al-Sarraj filloi në ora 14:10 sipas kohës lokale dhe zhvillohet me dyer të mbyllura për median.