Erdoğan prezanton programin e ri të investimeve në Turqi

Gazeta Zyrtare e Republikës së Turqisë, publikoi dekretin e presidentit me titull "Përgatitja e Programit të Investimeve për periudhën 2019-2021"

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bëri të ditur vendimin për programin e ri ekonomik, zbatimi i të cilit duhet të sigurojë stabilitet makroekonomik, rritjen e prodhimit dhe prosperitetin në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta Zyrtare e Republikës së Turqisë, publikoi dekretin e presidentit me titull “Përgatitja e Programit të Investimeve për periudhën 2019-2021”.

Në preambulë, Erdoğan sqaron se prioriteti i Turqisë aktualisht është ruajtja e stabilitetit të çmimeve të tregut, zvogëlimi i inflacionit dhe forcimi i mëtejshëm i disiplinës fiskale.

Duke theksuar se qëllimi kryesor i Turqisë është ulja e shpenzimeve publike dhe ulja e inflacionit, Erdoğan shtoi se projektet e reja nuk do të përfshihen në programin e investimeve 2019, me përjashtim të rasteve të cilat obligohen në kuadër të masave të kursimit.