Erdoğan pret në takim ministrin e Jashtëm iranian Zarif

Takimi Erdoğan-Zarif u zhvillua në rezidencën Vahdettin në Stamboll…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammed Javad Zarif, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdoğan-Zarif, i cili filloi në ora 14:40 me orën lokale në rezidencën Vahdettin në Stamboll, u zhvillua prapa dyerve të mbyllura.

Në takim është i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.