Erdoğan pret në takim kreun e OKB-së, Guterres

Takimi Erdoğan-Guterres u zhvillua në rezidencën Vahdettin në Stamboll. Takimi, i cili zgjati rreth një orë, ishte i mbyllur për mediat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdoğan-Guterres u zhvillua në rezidencën Vahdettin në Stamboll. Takimi, i cili zgjati rreth një orë, ishte i mbyllur për mediat.

Në takim gjithashtu ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, shefi i komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Turqisë, Volkan Bozkır.