Erdoğan: Prania e Turqisë në Libi ka rritur shpresat për paqe

Do të vazhdojmë të mbështesim procesin politik duke mbajtur të fortë pozicionin tonë si në terren ashtu edhe në tryezë. Prania e Turqisë në Libi ka rritur shpresat për paqe", tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “prania e Turqisë në Libi ka rritur shpresat për paqe”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan gjatë kthimit nga “Samiti për Libinë” të mbajtur në Berlin të Gjermanisë në avion iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me rendin e ditës. Ai rikujtoi se ata morën pjesë në Samitin e Berlinit për Libinë si pjesë e përpjekjeve për zgjidhje politike në Libi dhe se gjatë kësaj është pranuar deklarata e përbërë nga 55 pika.

Erdoğan vuri në dukje se ka një udhërrëfyes nën çatinë e OKB-së dhe shtoi se “do t’i hapet rruga edhe procesit politik nëse respektohet thirrja jonë për armëpushim që bëmë me të nderuarin Putin”.

“Këtu pika kyçe është përfundimi i qasjes agresive të Haftarit. Pala e Haftarit janë ata të cilët kryesisht sulmojnë qeverinë legjitime dhe që shkelin të gjitha marrëveshjet që nga muajit prill. Në takim e kam shprehur hapur këtë çështje. Sigurisht që askush nuk kundërshtoi. E vërteta është se hapat që ndërmorëm për Libinë i sollën një ekuilibër procesit dhe formuan bazën e armëpushimit. Do të vazhdojmë të mbështesim procesin politik duke mbajtur të fortë pozicionin tonë si në terren ashtu edhe në tryezë. Prania e Turqisë në Libi ka rritur shpresat për paqe”, tha presidenti turk.

Ai në vijim tha se “Ne gjithashtu shohim se çfarë lojërash luhen nën maskën e luftës kundër terrorizmit. Përballë kësaj ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qeverisë legjitime. Do të formohet një mekanizëm që do të ndjekë vendimet e marra kryesisht sot dhe se do të zhvillohen takime mujore. Në këto takime që do zhvillohen nën çatinë e OKB-së do të diskutohen çështjet politike, ushtarake dhe ekonomike të Libisë”.

“Gjithashtu në këto takime do të marrin pjesë edhe kolegët tanë”, tha se Erdoğan i cili njoftoi se në kuadër të vendimeve që morën në samit, brenda disa ditësh do të mblidhet Komiteti ushtarak i përbërë nga 5 përfaqësues nga Qeveria libiane e Pajtimit Kombëtar e Fayez al-Srraj dhe nga Khalifa Haftari, lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.

Erdoğan tha se “Që nga ky moment tashmë Turqisë nuk i drejtohet më pyetja ‘Përse e bëtë këtë?’ por pyetja që drejtohet më shumë është ‘A do të dërgoni ju pas kësaj ushtarë këtu?.

“Ndërsa përgjigjja jonë ka qenë ‘Aktualisht ne nuk po dërgojmë ushtarë. Ne kemi dërguar vetëm një staf si trajnues. Këta kanë dhënë vetëm trajnime dhe aq. Ndërsa në anën tjetër shohim se në këtë rajon janë të pranishëm 2.500 forca sigurie Wagner. Përse nuk diskutohet kjo në tryezë? Ata nuk thonë asgjë kur unë ua them këtë. Këtu jo vetëm Wagner por ka edhe rreth 5 mijë ushtarë nga Sudani”, tha Erdoğan duke shtuar më tej:

“Krahas këtyre ka edhe nga vende të tjera si nga Çadi, Nigeri. Sepse qeveria e Abu Dabit i merr nga të jenë. Përveç këtyre ka edhe një çështje tjetër që duhet të fokusohemi, të cilat janë sistemet e mbrojtjes ajrore, forcat ajrore dhe kryesisht mbështetjet që rusët, qeveria e Abu Dabit kanë dhënë”.Erdoğan: Prania e Turqisë në Libi ka rritur shpresat për paqe