Erdoğan: Populli egjiptian është zemra jonë, por Sisi nuk është kurrë

"Unë nuk takohem kurrë me një njeri të tillë. Para së gjithash ai duhet të lirojë me një amnisti të përgjithshme të gjithë njerëzit që ndodhen në burgje. Për sa kohë që ai nuk i liron ne nuk mund të takohemi", tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se do t’i japë përgjigje pyetjes për ata që thonë se “pse Tayyip Erdoğan nuk takohet me Sisi-n?” (presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë nuk takohem kurrë me një njeri të tillë. Para së gjithash ai duhet të lirojë me një amnisti të përgjithshme të gjithë njerëzit që ndodhen në burgje. Për sa kohë që ai nuk i liron ne nuk mund të takohemi. Edhe ata që janë takuar duhet ta dinë se do të vlerësohen ndryshe në histori”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan, u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në një transmetim të përbashkët direkt nga CNN Türk-Kanal D. Në vlerësimin e tij për zhvillimet e fundit në Egjipt, Erdoğan tha se “Pse kemi ndërprerë marrëdhëniet tona me Egjiptin? Ose përse nuk po negociojmë si liderë të nivelit të lartë? Është një pikë që duhet të shikojmë këtu”.

“Dëshiroj të flas qartë se në botë ata që shprehen se janë kundër grushteve të shtetit nuk kanë mbajtur një qëndrim kundër Sisit i cili rrëzoi me një grusht shteti Mursi-n, por përkundrazi ata e kanë pritur Sisin me qilima të kuq”, tha ai.

Pasi ka vënë theksin se këto vende në të njëjtën mënyrë kanë qëndruar edhe pas tentativës për grusht shtetin e 15 korrikut, Erdoğan tha se “Këto vende kanë qëndruar pas tentativës për grusht shtetin e 15 korrikut. Mursi erdhi në pushtet me 52 për qind të votave të popullit, por e rrëzuan duke i prerë një faturë në mënyrë ndryshe. Aktualisht Mursi dhe shokët e tij ndodhen ende në burgje. Unë për vite me radhë nuk e kam fshehur, por e kam shprehur gjithmonë se Sisi është puçist. Fatkeqësisht vendet perëndimore mbështesin ende puçistët dhe vazhdojnë rrugën me të njëjtën vendosmëri. Fakti që duken si të pavendosur është e sajuar”.

Erdoğan tha se “Ky është një krim kundër njerëzimit. Numerikisht, që kur Sisi mori detyrën, me sa mbaj mend ai ka ekzekutuar 42 persona dhe së fundmi ekzekutoi 9 të rinj. Kjo është një kafshatë që nuk mund të përtypet. Shikoni Amnesty International ka aplikuar që ta ndalonte atë, por a mori rezultat? Jo, nuk mundi të marrë. Ndërsa tek ne kur bëhet fjalë për burg, ata ngrenë botën në këmbë. Ndërkohë, që ne nuk kemi dënime me vdekje. Ja ku kemi shembullin e këtyre 9 të rinjve që u ekzekutuan me vdekje mëngjesin e kaluar”.

“Ku është Perëndimi? A e dëgjoni zërin e Perëndimit? A ndërmori ndonjë veprim? Asnjë. Sidomos shprehja e një të riu, që ishte shumë prekëse. Çfarë thotë ai? Ai i thotë gjyqtarit. ‘Nëse do të jepej ty rryma elektrike që më është dhënë mua t’i do t’i kishe dënuar me vdekje që prej shumë kohësh Enver es-Sadat-ët‘. Një njeri që torturohet në këtë mënyrë flet çfarë t’i kërkosh. Ai thotë se me rrymën elektrike që i është dhënë do ta ndriçonte Egjiptin për 20 vjet‘. Tani mendoni për këtë të ri që ekzekutohet në këtë mënyrë. Çfarë torture është kjo?”, tha presidenti Erdoğan duke vënë theksin se çdo gjë është e qartë.

Duke kritikuar Sisin, Erdoğan theksoi se “Sisi për këto veprime do të thotë që ‘janë vendime gjyqësore’ por unë si president i Turqisë them se gjyqësori atje, zgjedhjet janë përralla. Atje ka një strukturë plotësisht autoritare, totalitare. I sjell në pushtet dhe i merr ata kur të duan. Po i përgjigjem duke iu referuar atyre që thonë se “pse Tayyip Erdoğan nuk takohet me Sisi? Ka ndërmjetës që vijnë herë-herë. Por, unë nuk takohem kurrë me një njeri të tillë. Para së gjithash ai duhet të lirojë me një amnisti të përgjithshme gjithë njerëzit që ndodhen në burgje. Për sa kohë që ai nuk i liron ne nuk mund të takohemi. Edhe ata që janë takuar duhet ta dinë se do të vlerësohen ndryshe në histori. Populli egjiptian është zemra jonë, por Sisi nuk është kurrë!”.