Erdoğan: Në shumë vende të botës ndodhin persekutime të cilat djegin shpirtrat

Erdoğan iu referua edhe vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, për të cilën theksoi se, "Vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite nuk është një çështje që duhet lënë mënjanë, në të vërtetë çështja është e hapur në çdo aspekt"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se, “Fatkeqësisht në shumë vende të botës, veçanërisht në rajonin tonë, ndodhin persekutime të cilat djegin shpirtrat”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, mbajti një fjalim në konferencën e parë gjyqësore të Gjykatave Kushtetuese dhe Supreme të Shteteve Anëtare / vëzhguese të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

“Jemi të vendosur që edhe rajoneve në lindje të Eufratit t’ua sjellim paqen dhe sigurinë”, tha Erdoğan.

“Nuk ofrojmë siguri vetëm për vendin tonë me hapat e hedhura në Siri. Mbrojmë gjithashtu edhe dinjitetin e umetit dhe gjithë njerëzimit”, u shpreh ai më tej.

Presidenti Erdoğan gjithashtu iu referuar edhe vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, për të cilën tha se, “Vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite nuk është një çështje që duhet lënë mënjanë, në të vërtetë çështja është e hapur në çdo aspekt”.